Roma ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2 – 0 dhe ka marrë tre pikë të arta në luftën për një vend që dërgon në Champions League.
Presioni ishte mbi verdhekuqtë sepse Atalanta, Milan, Torino dhe Lazio të gjithë kanë fituar këtë fundjavë dhe një rezultat negativ do të kishte qenë fatal.
Portieri ka qenë vendimtar në disa aksione dhe në minutën e 79-të erdhi goli i vendasve i shënuar nga Alessandro Florenzi.
Mesfushori italian ka finalizuar më së miri pas një aksioni të bukur të kryeqytetasve. Ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Edin Dzeko ka dyfishuar rezultatin për 2 – 0.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e gjashtë.
https://streamable.com/qe7n0