Roma bën detyrën ndaj Lecce-s së Ramadanit, verdhekuqtë nuk heqin dorë nga gara për titullin

Pas humbjes ndaj Atalantës, Roma ka rigjetur fitoren, këtë herë në transfertën ndaj Lecce-s, me shifrat 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të.

Evan Ferguson zhbllokoi shifrat që në minutën e 14-të, skocezi shënoi pas asistit të Paulo Dybala. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 për Romën.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 70-të nga Artem Dovbyk, i cili shënoi pas një topi të nisur nga goditja e këndit. Roma fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 4-të me 36 pikë, 3 pikë më pak se Interi kryesues, por zikaltrit kanë dy ndeshje më pak.

Lecce mbetet në vendin e 16-të me 17 pikë. Ylber Ramadani e nisi titullar dhe luajti për 64 minuta, ndërsa Medon Berisha vazhdon të jetë i dëmtuar.

The post Roma bën detyrën ndaj Lecce-s së Ramadanit, verdhekuqtë nuk heqin dorë nga gara për titullin appeared first on Telesport.