Roli i Klodian Hoxhës si mafioz serb hap debat: “Ligji nuk lejon projekte që cenojnë interesat e vendit”

Një debat i hapur u zhvillua sot me të ftuarit e emisionit Kosova Today rreth një teme goxha interesante dhe mjaft të ndjeshme.

“A duhet artistët shqiptarë të bashkëpunojnë me produksione serbe?”.

Njëri nga të ftuarit deklaroi se Ligji për Kinematografinë e specifikon qartë:

“Ligji për Kinematografinë në Kosovë nuk e lejon që një film që i cënon të drejtat kombëtare të atij vendi të xhirohet këtu, pikë sëpari. E dyta ia ndalon të gjithë artistëve të paraqiten në projekte ku cënohen interesat e vendit. Po flas për Ligjin e Kinematografisë në Kosovë. Kështu besoj se është edhe në Shqipëri”, deklaroi ai.

Ky debat është hapur pasi aktori shqiptar Klodian Hoxha, do të paraqitet në një serial ku do ta luajë rolin e një mafiozi serb.