Rohde: Shumë punë vendore dhe ndërkombëtare po presin, të formohet një qeveri stabile

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë një thirrje për formimin sa më të shpejtë të një qeverie stabile.

Rohde shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri që është e aftë të marrë vendime. Këtë mesazh, tha ambasadori, ia përcjelli zëvëndësi i tij së bashku me kolegët e Quint-it në një takim me Kryeministrin në detyrëm Albin Kurti.

“Kosovës i nevojitet një qeveri stabile që është e aftë të marrë vendime. Më mirë dje se sa nesër.

Shumë detyra të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare po presin, dhe është e nevojshme të ketë përparim në çështje jetike.

Ky ishte mesazhi kryesor që zëvendësi im e përcolli së bashku me kolegët e Quint-it në një takim me Kryeministrin në detyrë Kurti.” – tha Rohde.

Ambasadori britanik, Kurtit: Formojeni sa më shpejt qeverinë