Rohde i prerë: Venimet e Gjykatës Kushtetuese e Supreme duhet të respektohen

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për rolin dhe rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se edhe në vendet tjera nuk ka gjithmonë pajtim me vendimet e Gjykatave Kushtetuese apo Supreme, por theksoi se kur merret një vendim, ai duhet të zbatohet.

Duke folur për këtë çështje, Rohde u shpreh se ky është parimi mbi të cilin funksionon demokracia.

“Për fat të keq Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë punën në mënyrën e politikave dhe për këtë arsye nëse i vendosni në një situatë dhe pastaj e kritikoni vendimin, mendoj se kjo është më e keqja e të dy anëve”.

“Nëse ua jepni vendimin sepse duhet të vendosin, mos e minoni, ose mos e nënçmoni besimin në këtë Gjykatë, sepse ky është institucioni që keni”.

“E patë deklaratën e QUNT-it, i patë misionet e jashtme çfarë thonë dhe çfarë presin, se ju do të respektoni vendimin”.

“A mendoni në vendet e jashme si në ShBA apo në vendin tim që të gjithëve u pëlqejnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese ose Supreme, jo. Por, sapo të merret një vendim atëherë ai duhet të zbatohet sepse kjo është mënyra në të cilën demokracia funksionin”, theksoi Rohde.