Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera, por ka vendosur të plotësojë direktivën e klubit.
Për brazilianin ka 4 oferta bigësh (deri tani). Liverpool ka shfaqur interes konkret dhe është gati të ofrojë 100 mln euro për të, edhe pse ka shpenzuar shifra marramendëse në merkato.
Manchester City, Tottenham dhe Arsenal janë tri klubet e tjera të interesuara. Sipas mediave angleze, Rodrygo tërhiqet nga ideja për të luajtur te Tottenham, ku mendon se mund të bëhet protagonist absolut.
Ndërkohë, PSG dhe Bayern janë përmendur si opsione, por jo aq sa klubet e mësipërme.
The post Rodrygo refuzon prestigjin! Ka vendosur aty ku askush nuk e pret appeared first on Telesport.