Rodrygo pranë transferimit në Londër që në janar: Nuk është faji im që luaj pak te Real

Pasi ishte subjekt i thashethemeve për transferime për pjesën më të madhe të verës, sulmuesi brazilian Rodrygo nuk u largua nga Real Madridi. Anësori brazilian foli së fundmi për kohën e tij të kufizuar të lojës me “los blancos”.

E di që nuk po luaj shumë. Nuk ka shumë që mund të bëj për këtë çështje, vendos trajneri. Thjesht punoj shumë në çdo seancë stërvitore“, tha Rodrygo.

Sipas raportimeve në Brazil, ka një ekip të gatshëm t’i japë Rodrygo kohë loje dhe ai është Arsenal. Topçinjtë po monitorojnë nga afër zhvillimet në situatën e anësorit me Real Madrid.

Mësohet se skuadra londineze është e gatshme të ofrojnë 60 milionë euro për ta sjellë atë në “Emirates”. Një transferim I tillë mund të ndodhë që në merkaton e janarit.

The post Rodrygo pranë transferimit në Londër që në janar: Nuk është faji im që luaj pak te Real appeared first on Telesport.