Rodrygo nuk shënon prej 9 muajsh, barazon rekordin më negativ në historinë e Real Madridit

Barazimi 1-1 ndaj Girona nuk ka ngadalësuar vetëm ecurinë e Real Madridit, por ka konfirmuar edhe krizën më të thellë të karrierës së Rodrygo. Sulmuesi brazilian ka arritur 30 ndeshje radhazi pa shënuar gol, për një total prej 1.339 minutash, duke barazuar serinë më të keqe finalizuese në historinë e klubit të bardhë.

Rekordi negativ më parë i përkiste vetëm Mariano Díaz, i cili midis viteve 2019 dhe 2022 kishte të njëjtin numër ndeshjesh pa shënuar (30), por me më pak minuta (986). Rodrygo ka kaluar edhe shifrën e legjendarit Rafa Marañón, që në vitet ’70 qëndroi 1.416 minuta pa gol, por në 29 ndeshje.

Goli i tij i fundit në La Liga daton më 19 janar kundër Las Palmas. Në Champions League, “rrjeta” e tij e fundit është ajo e 4 marsit kundër Atlético Madridit. Kjo do të thotë 315 ditë pa gol në kampionat dhe 232 ditë pa shënuar në Champions, duke regjistruar periudhën më të vështirë të karrierës së tij.

The post Rodrygo nuk shënon prej 9 muajsh, barazon rekordin më negativ në historinë e Real Madridit appeared first on Telesport.