Skuadra e Prishtinës ka filluar përgatitjet për kualifikimet në Europa League.
Ka pasur disa largime dhe disa ardhje të reja në kohët e fundit, me synimin e qartë, për të treguar rezultate sa më pozitive.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/2025, do të udhëtojë të hënën për në Turqi, atje ku do të qëndrojë për dy javë.
Gjatë kësaj kohe, trajneri Arsim Thaqi, do të punojë në ndërtimin e një skuadre të fortë, duke e ditur se ndeshjet kualifikuese për Europa League, do të jenë shumë të vështira.
Do të ketë disa miqësore të cilat Prishtina do t’i zhvillojë në Stamboll, kurse klubi pritet të punojë edhe në sigurimin e së paku edhe tre transferimeve të tjera.
/GazetaBlic Sport/
The post Prishtina udhëton të hënën në Turqi, kryeqytetasit do të kryejnë përgatitjet finale për kualifkimet e Europa League appeared first on GazetaBlic.