Rodrygo në hall të madh, ka vetëm një ekip që interesohet për anësorin brazilian

Ashtu siç edhe pritej, Rodrygo nuk është në planet e trajnerit Xabi Alonso dhe braziliani u bë kohë që nuk e nis më si titullar, por vetëm nga stoli.

Paraqitjet e tij nuk është se kanë qenë të jashtëzakonshmë, gjë që mund të ndryshonte mendjen e trajnerit bask. Në këtë situatë, Rodrygo mund të ndërrojë ambient gjatë merkatos së janarit.

Sipas medieve spanjolle, atkualisht ekipi i vetëm në ligat elitare që interesohet seriozisht për Rodrygo-n është Tottenham. Klubi londinez është gati të bëjë goditjen më të madhe të merkatos së janarit dhe të paguajë 90-100 milionë euro për transferimin e anësorit brazilian.

Problemi është se vetë lojtari nuk është i bindur, nëse do që të vazhdojë të jetë rezervist te Real Madrid apo të transferohet te Tottenham. Me siguri që Rodrygo pret interesimin nga klubet e tjera të mëdha në Premier League dhe jo vetëm, por deri tani interes konkret ka vetëm nga Tottenham.

The post Rodrygo në hall të madh, ka vetëm një ekip që interesohet për anësorin brazilian appeared first on Telesport.