Rodrygo drejt transferimit te Man. City, por me një kusht

Manchester City e nisi sezonin e ri në Premier League me këmbë të mbarë, pas fitores 0-4 në transfertë ndaj Wolves. Megjithatë, Guardiola mund të bëjë edhe dy lëvizje të fundit në merkato për të kompletuar ekipin.

Së pari është transferimi i Gigio Donnarumma-s, por më parë duhet të largohet Ederson te Galatasaray. Ndërkohë, mediat angleze raportojnë se Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit edhe transferimin e Rodrygo.

Braziliani nuk bën pjesë në projektin e Xabi Alonso-s dhe është i hapur për transferimin në Premier League, por transferimi i tij te City varet nga një tjetër brazilian.

Së pari, duhet të largohet Savinho dhe më pas City të hidhet në sulm për Rdorygo-n. Për Savinho-n ka interes konkret nga Tottenham. Braziliani nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e djeshme ndaj Wolves. Guardiola tha se ai është i dëmtuar, por e vërteta është se braziliani po bën valixhet gati.

Në anën tjetër, Real Madrid kërkon 90-100 milionë euro për Rodrygo-n, shifër që mësa duket Man. City është i gatshëm ta paguajë. “Qytetarët” presin të fitojnë 60-70 milionë euro nga largimi i Savinho.

The post Rodrygo drejt transferimit te Man. City, por me një kusht appeared first on Telesport.