Rodri: Pasardhësi im si “Top i Artë”? Do të doja të ishte njëri nga këto të dy…

Rodri Hernández pati një mbrëmje të veçantë në “Emirates”, pavarësisht barazimit 1-1 të Manchester City ndaj Arsenalit. Mesfushori spanjoll luajti për herë të parë një ndeshje të plotë këtë sezon, duke qenë titullar për të katërtën herë radhazi: “Po përballeshim me një nga klubet më të fortë të Europës, fizikisht imponues, por ne e mbajtëm nivelin. Falënderoj bashkëlojtarët, përpjekja ishte e jashtëzakonshme”.

Me ceremoninë e “Topit të Artë” që afrohet, Rodri tregoi edhe preferencën e tij: “Më pëlqen ideja që pasardhësi im të jetë Lamine Yamal ose Pedri. Do të ishte historike për Spanjën të shihte dy triumfe radhazi”.

Për veten, Rodri mbetet i matur: “Për t’u kthyer në nivelin tim më duhet kohë dhe vazhdimësi. Sot ishte një hap i rëndësishëm përballë një rivali të madh”.

The post Rodri: Pasardhësi im si “Top i Artë”? Do të doja të ishte njëri nga këto të dy… appeared first on Telesport.