“TEAMtalk” zbulon se objektivi i madh i Manchester City për verën e ardhshme është transferimi i Aleksandar Pavlovic, mesfushorit difensiv të Bayern. 21-vjeçari pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, spanjolli e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Rodri-t.
Për shkak të dëmtimeve serioze të njëpasnjëshme që ka pësuar, duket shumë e vështirë që Rodri të rikthehet në gjendjen e tij të dikurshme, ndaj te City po mendojnë të ndërhyjnë në merkato dhe të gjejnë një zëvendësues të denjë për mesfushorin spanjoll.
Sigurisht që nuk do të jetë aspak e lehtë të gjehet gjuha e përbashkët me Bayern, por një ofertë e mirë ekonomike e “Qytetareve” dhe dëshira e vetë lojtarit për të punuar me Pep Guardiolën, mund të jenë vendimtare për këtë transferim.
The post Rodri nuk bëhet më ai i pari, Guardiola gjen zëvendësuesin ideal te Bayern appeared first on Telesport.













