Robertson drejt skadencës me Liverpool: Kush rri i qetë në stol, nuk i përket futbollit

Andy Robertson kërkon të luajë më shumë. Mbrojtësi i majtë i Liverpool-it, 31 vjeç, është në fund të kontratës dhe ka folur për të ardhmen e tij, siç raporton BBC: “Më kanë mbetur pesë muaj dhe duhet të shohim nëse ka mundësi të qëndroj apo të largohem. Duhet të ulem me familjen dhe të vendos. Pas një vere stresuese, po përpiqem thjesht të shijoj faktin që jam pjesë e kësaj skuadre dhe lojtar i Liverpool-it”.

I ardhur më 2017 nga Hull City për 8 milionë, Robertson u shndërrua në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të Premier League, shtyllë e ekipit fitues të Champions League dhe kampionatit me Jurgen Klopp. Me afrimin e Milos Kerkez, minutat e tij janë ulur ndjeshëm.

“Kur Klopp më la jashtë për një ndeshje, u tërbova. Unë jam lojtar që dua të luaj, – tha ai. – Kam luajtur i dëmtuar, edhe kur isha në 50/40/30% për këtë klub dhe kombëtaren. Këtë sezon kam rol tjetër dhe po kënaqem, por futbollistët duan të luajnë. Kush rri i qetë në stol, nuk i përket futbollit”.

Robertson konfirmoi bisedime me drejtuesit, pa dhënë detaje.

 

The post Robertson drejt skadencës me Liverpool: Kush rri i qetë në stol, nuk i përket futbollit appeared first on Telesport.