Roberts: Prokuroria s’ka asnjë provë, Rexhep Selimi të shpallet i pafajshëm e të kthehet në shtëpi

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka përmbyllur fjalën e tij në seancën e sotme për deklarimet përmbyllëse.Roberts ka thënë se Prokuroria e Hagës s’ka kurrfarë argumente kundër Rexhep Selimit.“S’mund të vërtetohet që z. Selimi ka kontribuar në krimet paraqitura në aktakuzë.

S’mund të merret vendim fajësie për z. Selimi në lidhje me NKP-në”, është shprehur ai.Ai ka thënë e Prokuroria s’ka asnjë provë për të siguruar vendim fajësie për Rexhep Selimin.“Prokuroria s’ka më asnjë provë për të siguruar vendimin e fajësisë për z. Selimi.

 

Për secilin prej pretendimeve që ka pasur prokuroria, kanë qenë të pa baza”,tha ai.Në fund, avokati Roberts ka thënë se Rexhep Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij.“Asnjë vendim tjetër s’mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, ka përfunduar Roberts.