Roberto Baggio lutet për Italinë e tij: Shpresoj ta shoh protagoniste në Botërorin 2026

Roberto Baggio ka folur sërish, duke prekur ndjenjat e tifozëve axurr. Në një intervistë për FIFA-n shprehu dëshirën e tij më të madhe për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut (SHBA, Kanada dhe Meksikë), ta shohë sërish Italinë protagoniste:

“Shpresoj që kombëtarja jonë të jetë aty, sepse ka shumë bashkatdhetarë që jetojnë, marrin frymë dhe duan ta shohin Italinë protagoniste të Kupës së Botës. Dëshira ime është të mos i zhgënjejë këta njerëz plot pasion dhe dashuri për ngjyrat tona”.

Rikthimi i Botërorit në SHBA sjell kujtimet e ëmbla e të hidhura të “USA ’94”, kur Baggio e çoi Italinë në finalen e Pasadena, të humbur me penallti ndaj Brazilit: “Ishte një moment fantastik, përjashto aktin final. Diçka e mrekullueshme dhe unike”.

Për brezin e ri: “Secili duhet të japë 100% që të mos ketë pengje”. Për formatin me 48 skuadra: “Është një mundësi shumë e rëndësishme, sepse do të ketë shumë skuadra të reja në këtë event”.

 

The post Roberto Baggio lutet për Italinë e tij: Shpresoj ta shoh protagoniste në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.