Rob Kardashian rrëfen arsyen e vërtetë pse qëndron larg syrit të publikut

Rob Kardashian, një nga anëtarët më të rezervuar të familjes së famshme Kardashian-Jenner, ka treguar për herë të parë në mënyrë të hapur arsyen pse ka zgjedhur të largohet nga jeta publike dhe ekranet televizive.

I njohur për pjesëmarrjen e tij në serialin e famshëm “Keeping Up with the Kardashians”, Rob prej vitesh ka qëndruar jashtë vëmendjes mediatike.

Gjatë një episodi të fundit të podcast-it të motrës së tij Khloe, “Khloe in Wonder Land”, ai foli hapur për betejën e tij me vetveten dhe ndjesinë e parehatshme që ka ndaj kamerave.

Rob Kardashian

I pyetur nga Khloe se pse nuk dëshiron të marrë pjesë në shfaqjen “The Kardashians”, ai u shpreh: “Nuk ka asgjë të keqe mes meje dhe familjes. Thjesht ka të bëjë me veten time. Nuk dua të jem para kamerave kur nuk ndihem rehat me veten”.

Rob pranoi se prej vitesh nuk është ndier mirë me veten dhe kjo është arsyeja kryesore që ka vendosur të largohet nga jeta publike.

Ai theksoi se filmimi i përditshmërisë dhe ekspozimi i jetës personale nuk është për të, dhe se tani për tani preferon të fokusohet te qetësia shpirtërore dhe mirëqenia personale.

“Zgjedh paqen dhe lumturinë time në vend të diçkaje që nuk më sjell asgjë të mirë në jetën time personale”, shtoi ndër të tjerash.