Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvaolli në konferencën për media tha se kohëve të fundit kanë qarkulluar një sërë dezinformatash në lidhje me importin e energjisë elektrike në Kosovë.
“Është thënë se importi gjatë katër viteve të fundit është rritur në mbi 3 mijë gigavat orë, këto shifra janë të pasakta. Importi në Kosovë ka qenë prej rreth diku 1 mijë deri në rreth 1500 gigavat orë e jo mbi tre mijë siç është thënë. Nuk e di nga po i marrin këto informata, mirëpo nëse po i marrin nga ASK-ja është mirë të tregojnë informatën e plotë për mënyrën e përllogaritjes dhe përkufizimin e indikatorit”, tha ajo.
Tutjje, Rizvanolli tha se gjatë ditëve të fundit është thënë se Kosova po importon energji nga Serbia, por sipas saj iu janë referuar gabimisht rrjedhave fizike të energjisë në linjat e transmetimit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kushdo që di veç pak për sektorin e energjisë e ka parasysh që tregtimi në linjat mes Kosovës e Serbisë është i bllokuar që nga pavarësimi energjetik i Kosovës në vitin 2020. Me këtë rast dua të përkujtoj një gjë, që qeveria nuk blen energji. Adresa për pyetje si blihet energjia, me çfarë çmimi, në çfarë rrugë, nga cilët operatorë e keni te furnizuesit, tek KESCO si furnizuesi kryesor, një kompani e privatizuar qysh në vitin 2013 që nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë e Kosovës”, tha Rizvanolli në konferencë para gazetarëve./rtk
The post Rizvanolli: Tregtimi në linjat mes Kosovës e Serbisë është i bllokuar që nga pavarësimi energjetik i Kosovës appeared first on Kosovapost.net.