Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, që është ministre në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se opozitarët po e shkelin Kushtetutën çdo 48 orë, e ndërkaq, thotë ajo, shpikin nga hiçi interpretim të aktgjykimit.
“Në fillim, thanë që problemi është te mandatet e Kryeministrit e ministrave dhe në një akt të paprecedent e të pakuptimtë, nuk i votuan mandatet e veta. Pastaj, thanë problemi është Albulena Haxhiu dhe bllokuesit iu vërsulën gruas thuajse ajo ka faj. Pastaj, refuzuan të votojnë për themelimin e komisionit zgjedhor për votim të fshehtë, i cili nuk kishte të bënte fare me Albulenën, duke thënë prapë se problemi është Albulena. Logjika = zero”, shkroi tutje Rizvanoilli.
Sipas saj, opozitarët asnjëherë nuk e kanë pasur problemin me emrin e Haxhiut, e kur e kanë thënë këtë, Rizvanolli thotë se ata gënjyen.
“Kur Albulena tha “nëse nuk i marr votat për herë të parë në votim të fshehtë, tërhiqem”, vazhduan të bllokojnë votimin. Pra, e bënë të qartë që kanë gënjyer kur kanë thënë që problemin e kanë pasur me emrin e Albulenës. E shkelin Kushtetutën me muaj të tërë, çdo 48 orë duke mos votuar. Nga ana tjetër e shpikin nga hiçi një “interpretim” të vendimit të Gjykatës Kushtetuese (siç shpikin edhe “skandalet e qeverisë”) e dalin e bëjnë drama. Një mendje e shëndoshë nuk e kap dot këtë “logjikë”, por për aktrim mos i ndërroni”.”shkroi Rizvanolli.
The post Rizvanolli për opozitarët: Gënjyen kur thanë se problemi ishte Haxhiu appeared first on Kosovapost.net.