Rizvanolli: Importi i energjisë nga Serbia është dezinformatë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas pretendimeve për import të energjisë nga Serbia, duke i cilësuar ato si dezinformata ose pasojë e paditurisë, transmeton KosovaPost.

Në një postim në rrjetet sociale, Rizvanolli ka theksuar se ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia, duke përdorur të dhëna të rrjedhave fizike të energjisë, mund të jetë “ose dezinformatë e qëllimshme ose veç padituri, por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë.”

Ajo ka thënë se “Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020.” Sipas ministres në detyre, ky është një nga faktorët kryesorë që shpesh shkakton ngarkesë të tepërt (kongjestion) në linjat mes Malit të Zi e Kosovës dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës.

“Lus të gjithë që deklarohen dhe publikojnë “informata” e “lajme” në lidhje me sektorin e energjisë që të informohen saktë paraprakisht!”, ka shkruar Rizvanolli.

The post Rizvanolli: Importi i energjisë nga Serbia është dezinformatë appeared first on Kosovapost.net.