Rivanolli tha 64 €/MWh, Bajrami i kthehet ashpër: Manipulimi për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV, hetim

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka hedhur dyshime të mëtejshme për atë që janë akuzuar kohëve të fundit Qeveria në detyrë- tregtim ilegal të rrymës.

Bajrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka theksuar koston shtesë të 1,300 ndërmarrjeve që do të dalin në tregun e lirë të rrymës.

Tutje, ajo ka kërkuar shpjegim nga qeveria në detyrë se pse KEK-u po blen energji në ALPEX me çmim 64,55 euro, kur sipas saj çmimi në HUPX është 53,69 euro.

Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh. Sa do të jetë pasnesër”, ka deklaruar ajo.

“Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditë mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh”, vijon deklarimi i Bajramit, e cila kërkon hetim për këtë. /Insajderi.org/