Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak

Java e fundit te Barcelona ka qenë e trazuar. Fillimisht u shfaq Lionel Messi në “Camp Nou”, çka ndezi shpresat e katalanasve për një rikthim, ndonëse asnjë drejtues nuk ishte në dijeni të hyrjes së tij në stadium. Më pas klubi zyrtarizoi datën e rikthimit për të luajtur në shtëpi, vijuan daljet e kandidaturave të para për zgjedhjet presidenciale.

Kandidati Víctor Font kritikoi ashpër Laportën dhe tha se gjëja e parë që do të bënte, nëse fiton, do të përfshinte Messin. Ai reagoi ndaj deklaratës së Laportës për ngritjen e një statuje për Messin: “Ta nderosh me një shtatore është shumë pak. Duhet ta përqafojmë Messin dhe t’i japim rolin që ai dëshiron te Barça”.

Font nuk përjashtoi as një rikthim të mundshëm: “Një ‘Last Dance’? Mua më ngjethet lëkura nga kjo ide, por varet nga ai”. Ndërkohë, zëvendëspresidentja Elena Fort sqaroi pse stadiumi i ri nuk do të mbajë emrin e Messit: “Në Barcelonë përpiqemi të mos i personifikojmë shumë ambientet. Ka shumë mënyra për t’i nderuar legjendat tona”.

The post Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak appeared first on Telesport.