“Rivali” i tij te Juventus dëmtohet te Kombëtarja, Edon Zhegrova mund ta nisë nga minuta e parë ndaj Interit

Me përfundimin e ndeshjeve të Kombëtareve për kualifikueset për Kupën e Botës 2026, në fundjavë rikthehen ndeshjet e kampionateve. Në Serie A, Juventus pret Interin, në një sfidë që nuk ka nevojë për shumë fjalë.

Edon Zhegrova, i transferuar me shumë bujë nga Juventus në ditët e fundit të merkatos verore, mund ta nisë nga minuta e parë kundër Interit.

“Rivali” i tij te Juventus, Francisco Conceicao, është larguar nga kombëtarja portugeze për shkak të një dëmitimi muskulor dhe mungesa e tij në fundjavë është e sigurt.

Me mungesën e Conceicao-s, Igor Tudor do zgjedhë njërin mes Teun Koopmeiners dhe Edon Zhegrovës. Ylli i Kosovës është më i avantazhuar për shkak të prfoilit të tij sulmues.

The post “Rivali” i tij te Juventus dëmtohet te Kombëtarja, Edon Zhegrova mund ta nisë nga minuta e parë ndaj Interit appeared first on Telesport.