Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ngjallur entuziazëm te fansat duke publikuar një video të shkurtër përmes së cilës paralajmëron projektin e saj më të ri muzikor, me titullin “Heat”.
Në videon e postuar në rrjete sociale, Rita shfaqet në ambiente bregdetare, duke dhuruar vibra të nxehta verore, me skena sensuale dhe plot energji që paralajmërojnë një klip dinamik dhe estetikisht tërheqës.
Sipas njoftimit të saj, kënga do të publikohet më 6 qershor, dhe duket se pritet të jetë një himn i verës 2025, duke ndjekur traditën e Ritës për të sjellë ritme freskuese dhe vizuale mbresëlënëse në sezonin më të ngrohtë të vitit.
Ky projekt vjen pas një pauze të shkurtër nga lansimet muzikore, dhe fansat mezi po presin të dëgjojnë se çfarë ka përgatitur artistja shqiptare këtë herë.
Kënga “Heat” pritet të shënojë një tjetër sukses në karrierën ndërkombëtare të Rita Orës, e cila vazhdon të jetë një nga zërat më të njohur shqiptarë në skenën botërore. Ajo ka premtuar se kjo verë do të jetë më e zjarrtë se kurrë me ritmet e reja që po sjell.