Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instagram një video të nënës së saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila bën një thirrje publike për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime.
Vera, e cila është psikiatre me profesion, e publikoi fillimisht videon në llogarinë e saj personale, ndërsa Rita e shpërndau te një audiencë edhe më të gjerë.