Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e saj për DJ-in legjendar Fatboy Slim, i cili të premten mbrëma elektrizoi skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë me një performancë energjike dhe plot ritëm.
Përmes një postimi në InstaStory, Rita ka rishpërndarë intervistën që Fatboy Slim realizoi për Telegrafin pak pas mbërritjes në Kosovë, ku të tjera foli edhe për bashkëpunimin shumë të suksesshëm me vetë këngëtaren shqiptare në projektin “Praising You”.
Në postimin e saj, Rita shkroi: “Mirësevjen në vendlindjen time, mik! Shko dhe lëvdoji me setin tënd të mrekullueshëm”.

Ky gjest i Ritës u prit me shumë pozitivitet nga fansat, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e saj të fortë emocionale me Kosovën dhe mbështetjen që u jep artistëve që vizitojnë vendin.
Fatboy Slim, i njohur për setet e tij të fuqishme dhe stilin e tij unik në muzikën elektronike, pati një performancë të jashtëzakonshme në natën e parë të festivalit, duke e kthyer skenën në një festë të vërtetë për publikun e zjarrtë të Prishtinës.
Ky moment shënoi një tjetër kapitull të bukur në historinë e “Sunny Hill”, ku përmes muzikës dhe solidaritetit artistik, yjet e mëdhenj ndërkombëtarë po sjellin më afër vendlindjen e Ritës me skenën botërore.