Rita Ora shkëlqen me dukjen provokuese dhe performancën e zjarrtë në Saint-Tropez

Rita Ora siguroi që gjithë sytë të ishin mbi të teksa ngjitej në skenë gjatë galasë verore “Gala One Saint-Tropez 2025”, e mbajtur të enjten në Gassin, Francë.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq në formë të shkëlqyer, me një paraqitje tërheqëse në skenë, e veshur me një triko të bardhë dantelle që i vinte në pah linjat trupore dhe këmbët elegante.

Ajo e kombinoi veshjen me geta dhe çizme të shkurtra të zeza, që i shtonin gjatësi siluetës së saj, shkruan DailyMail.

Rita mori pjesë në ngjarje bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi. Jashtë skene, ajo zgjodhi një fustan të zi të gjatë me prerje “sweetheart” në pjesën e gjoksit, të cilin e kompletoi me taka të zeza.

Flokët bionde i kishte të stiluar në një topuz kaçurrel tërheqës, të përshtatshëm për mbrëmjen glamuroze.

Taika Waititi dukej mjaft elegant me një kostum ngjyrë blu të gjelbër dhe këmishë të bardhë, ndërsa aktori Jamie Foxx, 57 vjeç, u shfaq me një kombinim të gjithin të bardhë – kostum, këmishë dhe atlete, të kompletuara me një zinxhir argjendi.

Jamie ishte i shoqëruar nga vajza e tij Corinne, e cila mahniti me një fustan të zi me prerje të guximshme dhe çarje të theksuar deri në kofshë.

Rita pozoi gjithashtu për një foto me stilisten e njohur të modës, Georgina Chapman, e cila kishte veshur një fustan të zi pa rripa, të zbukuruar me detaje me shkëlqim.

Modelja norvegjeze Frida Aasen, 30 vjeçe, dukej elegante në mënyrë natyrale me një fustan sateni ngjyrë kafe, me lidhje pas qafe, që nxirrte në pah tenin e saj të artë.

Aktorja Kelly Rutherford, 56 vjeçe, u shfaq rrezëlluese me një fustan të bardhë dantelle me supe të zbuluara, të cilin e kishte kombinuar me sandale me taka të bardha dhe çantë luksoze Birkin.

Ndër të ftuarit ishte edhe Leonardo DiCaprio, i cili si zakonisht qëndroi larg vëmendjes, me një kapele të zezë që e mbulonte pjesërisht fytyrën.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Victoria Silvstedt, Casey Affleck dhe Chantel Jeffries – duke e bërë mbrëmjen një takim të yjeve nga bota e filmit, modës dhe muzikës në zemër të Rivierës Franceze. /Telegrafi/