Rita Ora publikon fotografi nga pushimet në Ulqin

Këngëtarja me famë botërore dhe krenaria shqiptare, Rita Ora, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një përmbledhje fotosh të realizuara gjatë ditëve të fundit, ku shfaqet në momente të ndryshme — nga përgatitjet për evente deri te çastet relaksuese në natyrë.

Dy prej fotografive, që menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë, janë realizuar në Ada Bojana, gjatë një vizite të shkurtër të Ritës në Ulqin.

Në njërën prej tyre, ajo mban në dorë një spec të kuq të freskët, ndërsa në tjetrën shfaqet buzë një ujvare duke lexuar librin “The List” nga Yomi Adegoke, duke shijuar qetësinë dhe bukuritë natyrore të zonës. Këto imazhe sugjerojnë qartë një moment reflektimi dhe larg zhurmës së përditshmërisë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Burime pranë saj bëjnë të ditur se Rita ka qëndruar për disa ditë në Ulqin së bashku me prindërit e saj, Verën dhe Besnikun, në një udhëtim familjar të shkurtër, para se të vazhdojë me pjesën e mbetur të turneut të saj veror.

Kjo vizitë në bregdetin shqiptar vjen si një mënyrë për të rigjeneruar energjitë pas një vere të ngarkuar me koncerte dhe angazhime të shumta.

Rita Ora në Ulqin (Foto: Rita Ora/Instagram)

Në fotot tjera të publikuara, Rita shfaqet me një stil të lirshëm dhe urban në rrugët e qytetit, në ashensor me një çantë të madhe e të mbushur, duke bërë maska në fytyrë në një prapaskenë, apo edhe e veshur elegantë në një makinë luksoze, duke dëshmuar sërish stilin e saj unik dhe autenticitetin që e karakterizon.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në të gjitha fotot, spikat përzgjedhja e saj për detajet – që nga syzet e errëta, veshjet e thjeshta por me stil, deri te bizhuteritë e shumta dhe thonjtë e lyer me kujdes.

Ajo mbetet një ikonë mode dhe frymëzim për ndjekësit e saj në të gjithë botën.

Foto: Rita Ora/Instagram

Përveçse është një superyll në skenë, Rita Ora dëshmon shpesh se nuk harron rrënjët e saj dhe gjithmonë gjen kohë për t’u rikthyer në trojet shqiptare, duke ndarë dashurinë dhe lidhjen e saj të fortë me vendin prej nga e ka origjinën.

Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram