‘The Sun’ i ka kushtuar sërish një artikull të veçantë këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Këngëtarja Rita Ora, po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në botën e shoubizit, brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.
Shqiptares e cila po arrin shumë sukses me muzikës, ‘The Sun’ i ka kushtuar sërish një artikull.
Aty është shkruar lidhur me karrierën e saj muzikore, se Rita erdhi nga një vend i vogël për t’u bërë yll, ajo u largua nga Kosova në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kurse tani është njëra prej vajzave më të pasura në Angli.
Mirëpo nuk është lënë pa u përmendur edhe vizita e saj e fundit në Kosovë.
“Shkova në vendlindjen time me UNICEF-in, sepse nuk kisha qenë për një kohë dhe nuk kisha qenë në ato vende që i vizitova, të cilat janë më keq nga që prisja. Vizitova shtëpi dhe shkova t’i shoh fëmijët që nuk kanë kurrfarë shkollimi dhe po ashtu nënat në moshë të re”, ka thënë këngëtarja shqiptare.
Ndryshe kujtojmë se Rita u ka blerë shtëpi në Kosovë prindërve të saj, kështu kur të vijnë në vendlindje ta kenë shtëpinë e tyre.