Rita Ora ndryshon stil, duket ndryshe në të zeza – larg nga pamja e zakonshme prej biondeje kaçurrele

Ajo shpesh ndryshon pamjen e saj.

Por Rita Ora debutoi një nga dukjet e saj më të guximshme deri më tani, teksa ndau disa fotografi të reja në Instagram të hënën.

Këngëtarja shqiptare 34-vjeçare kishte vendosur një paruke të zezë me balluke, teksa pozonte me vetëbesim në një nga “ditët e lira” nga mbështetja që po i jep Kylie Minogue në pjesën amerikane të turneut të saj botëror.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ylli – e cila zakonisht mban flokët kaçurrela dhe në nuancë mjalti – tregoi linjat e trupit të saj në fotografi, teksa kishte veshur një palë pantallona të shkurtra neoni ngjyrë jeshile dhe një bluzë të bardhë.

Fotografitë, që me gjasë janë shkrepur në dhomën e saj të hotelit në Arizona, janë bërë si selfie përpara pasqyrës dhe janë publikuar në rrjet.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita kompletoi dukjen e saj me baletka prej lëkure të zezë dhe shikonte drejt kamerës me një vështrim joshës.

Postimi i saj vjen pas disa imazheve prapa skenave që kishte ndarë të mërkurën e kaluar në Instagram, ndërsa mbështeste turneun e Kylie në Miami.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo tregoi linjat e saj mbresëlënëse me një kostum të ngushtë prej dantelle dhe sateni, që e kishte kombinuar me çizme të bardha deri te gjunjët.

Rita i kishte lënë flokët bionde të gjatë të lirshme dhe kishte vënë një perçe të thurur në mënyrë të përputhshme mbi kokë, teksa ishte ulur pranë skenës duke pozuar për fotografi.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja e hitit “Poison” më vonë kishte veshur një bluzë basketbolli të kuqe të skuadrës “Miami Heat” përpara se të ngjitej në skenë në bregun lindor.

Ish-anëtarja e jurisë së “The Masked Singer” interpretoi disa nga hitet e saj në arenën Kaseya Center, ku iu bashkua Kylie në turneun “Tension”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita do ta shoqërojë këngëtaren e hitit “The Loco-Motion” në pjesën më të madhe të turneut të saj në ShBA si e ftuar speciale.

Në skenë, ajo u shoqërua nga grupi i saj i valltarëve dhe, si surprizë për publikun, interpretoi edhe këngën e saj të re ende të papublikuar, “HEAT”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Me një performancë mahnitëse, seti i saj me energji të lartë përfshinte edhe disa nga hitet e saj më të mëdha si “Your Song”.

Duke prezantuar këngën e re në skenë, Rita tha: “Thjesht do t’ju luaj këngën time të re sepse quhet Heat dhe ka shumë kuptim të jem këtu në Miami. Do të dalë shumë shpejt”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita po e mbështet Kylie në fazën e parë të turneut, pasi më herët kishte zbuluar se hiti i madh i vitit 2023 nga albumi “Tension” i Kylie, “Padam Padam”, për pak sa nuk i ishte dhënë asaj.

Ky hit elektro-pop – i shkruar nga këngëtarja norvegjeze Ina Wroldsen dhe producenti Lostboy – ishte një sukses viral për Kylie.

Foto: Rita Ora/Instagram

Por disa artistë u pyetën nëse donin ta regjistronin atë, përfshirë edhe Ritën, pasi fillimisht nuk besohej se ishte një këngë që i përshtatej Kylie-t.

Foto: Rita Ora/Instagram