Rita Ora duket sportive me ngjyrat e verës, ndërsa shijon kohën në Sydney të Australisë

Rita Ora u pa me një stil të thjeshtë teksa mbërriti në një studio provash në Sydney, Australi, duke mbajtur një skenar në dorë.

Këngëtarja, 34 vjeçe, kishte veshur një kanotiere të bardhë të kombinuar me një palë pantallona të shkurtra të kuqe dhe sandale ngjyrë blu të çelët.

Gjithashtu, ajo mbante një kapele të kuqe dhe një çantë të madhe portokalli, ndërsa aksesorët e saj përfshinin një palë syze dielli, shkruan DailyMail.

Duke dalë pa grim, Rita kishte krehur flokët e saj brune në gërsheta për këtë dalje.

Këngëtarja ndau një foto në Instagram ku shihet duke mbajtur skenarin dhe ngacmoi fansat me mbishkrimin: “Gjërat emocionuese po ndodhin!”.

Së fundmi, Rita ndau disa detaje të rralla për martesën e saj me regjisorin Taika Waititi, në një intervistë për revistën Hunger.

Ylli i muzikës u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022 dhe e cilësoi miqësinë e tyre të fortë si bazën kryesore të marrëdhënies së tyre romantike.

Duke folur për revistën, ajo u shpreh: “Unë dhe Taika jemi thjesht miqtë më të mirë dhe donim ta jetonim këtë ndjenjë përgjithmonë, mendoj”.

Për setin fotografik të intervistës, Rita dukej mahnitëse, duke treguar fizikun e saj të tonifikuar me një sërë veshjesh që nxirrnin në pah barkun e saj nga koleksioni i saj SS25 për Primark.

Ajo pozoi me një set të shkurtër me fruda dhe më pas me një këmishë të tejdukshme, e cila kishte një detaj xhins të kombinuar me xhinse të gjera.

Në intervistë, Rita foli gjithashtu për albumin e saj më të fundit You & I dhe sesi martesa me Taika-n, që e quajti një “hap të madh”, e frymëzoi atë.

Ajo tha: “Më dukej e nevojshme të isha një libër i hapur… Doja t’u prezantoja njerëzve fazën e jetës sime në të cilën ndodhem tani — si një ditar”.

“Muzika, sipas meje, ka të bëjë me të qenit sa më i sinqertë… Gjithçka që mund të bësh është të jesh vetvetja dhe të shpresosh që dikush tjetër mund të lidhet ose të ndjejë të njëjtën gjë…”.

Çifti u martua në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, pasi Rita theu traditën dhe ishte ajo që i propozoi Taika-s.

Dasma e tyre e thjeshtë në Los Angeles nuk u konfirmua nga çifti deri një vit më vonë, kur Rita i tha Grazia-s se e kishin organizuar gjithçka “në momentin e fundit, pa asnjë planifikim”.

Duke reflektuar mbi të kaluarën e saj, Rita tha se gjatë të njëzetave të saj të “çrregullta”, nuk kishte qenë në marrëdhënien e duhur, por kur u lidh me Taika-n, ndjeu se më në fund ishte “në vendin e duhur dhe e sigurt”.

Duke kujtuar të shkuarën e saj, ajo i tha revistës vitin e kaluar: “Jeta ime sentimentale ka qenë e larmishme, për të thënë të paktën. Por sa e bukur është ideja që mund t’i bëjmë vetë zgjedhjet për jetën tonë?”

Ajo shtoi: “Gjatë të njëzetave isha vazhdimisht e përgjumur. Doja të ndihesha e zgjuar dhe me mendjen në vend”.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili kërkoi udhëheqje të re për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Sipas Mushkolajt, reagimi i Hotit tregon problemet brenda partisë, të cilat, sipas tij, kanë nisur që në kohën e hartimit të listave zgjedhore. “Pakënaqësitë mendoj se kanë lind shumë më herët, të paktën në kohën kur u bën listat zgjedhore, kur u hartuan ato Hoti u rendit i 13-ti, ndërkohë që të tjerë kanë mundur të jenë më pak meritor sesa ky me kontribut në LDK u renditën më përpara. Unë mendoj se problemi kryesor, ishte renditja e zonjës Kica – Xheleli në listën zgjedhore, edhe pakënaqësitë e zotit Hoti dhe të tjerëve kanë qenë për këtë arsye”, ka deklaruar ai në Debat Plus. Ai ka theksuar gjithashtu se pakënaqësitë nuk kanë qenë vetëm për listat, por edhe për mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore. “Zonjës Kica – Xhelili iu rezervua numri tre në listën e LDK-së, ndërkohë që të tjerët u vendosën pas saj. Zëra të pakënaqësisë brenda LDK-së ka pasur edhe me fushatën zgjedhore, me pretendimet se Abdixhiku se e ka personalizuar fushatën, që pak a shumë mendoj se kanë pasur të drejtë. Kemi parë një fushatë të personalizuar qysh prej sloganit të fushatës e tutje”, ka deklaruar tutje Mushkolaj.