Rita Ora ishte mishërimi i klasikës me një kostum elegant të hirtë, teksa promovoi markën e saj të kujdesit për flokët, “Typebea”, në Varshavë, Poloni.
Ikona e popit, 34 vjeçe, dukej mahnitëse ndërsa ndaloi për disa poza mbresëlënëse në një parfumeri Douglas, shkruan DailyMail.
Rita shkëlqente me një xhaketë të stilit ‘dopiopet’ të ngushtë dhe pantallona të gjera elegante, të kombinuara me taka të bardha ‘stiletto’.
Këngëtarja e hitit “Poison” shfaqi kaçurrelat e saj të përsosura me ngjyrë mjalti dhe pozoi e buzëqeshur duke mbajtur disa mostra të produkteve të saj për kujdesin e flokëve.
Këngëtarja shqiptaro-britanike ishte e shoqëruar nga partnerja e saj australiane e biznesit dhe sipërmarrësja Anna Lahey, teksa ndaluan për disa fotografi gjatë eventit, përpara se të merrnin pjesë në një bisedë në skenë.
Sipërmarrësja braziliane, 39 vjeçe, u duk krenare për suksesin e markës së tyre, ndërsa buzëqeshte nga gëzimi, e veshur me një kostum të bardhë dhe një xhaketë të zezë.
Kjo vjen pasi Rita dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, 49 vjeç, u shfaqën të dashuruar me veshje të kombinuara, ndërsa ajo ndau me fansat momente nga takimet e tyre romantike.
Këngëtarja pranoi se regjisori ishte “zemra” e saj, duke shprehur dashurinë në Instagram.
Në një nga fotot, Rita dhe Taika ecnin të kapur për krahësh, teksa mbanin kapele të verdha dhe rozë në kokë.
Më vonë gjatë takimit të tyre, Rita bëri një foto të Taikës teksa ishte ulur në një restorant, i veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë.
Dhe për të përmbyllur daljen e tyre, Taika dukej më elegant me një bluzë polo të zezë, ndërsa Rita e fotografoi fshehurazi gjatë darkës së tyre romantike.
Krahas fotove, ajo shkroi: “Zemra ime. Të dua”.
Çifti u martua në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, pasi Rita theu traditën dhe e bëri ajo propozimin.
Ceremonia e tyre modeste në Los Angeles nuk u konfirmua nga çifti deri një vit më vonë, kur Rita i tha revistës “Grazia” se e kishin organizuar pa asnjë planifikim.
Pas viteve pa qenë në një lidhje të duhur gjatë të njëzetave të saj “të çrregullta”, Rita tha se kur u lidh me Taikën, gjithçka ndihej “e drejtë dhe e sigurt”.
Duke reflektuar mbi të kaluarën e saj, ajo i tha revistës vitin e kaluar: “Jeta ime sentimentale ka qenë e larmishme, për të thënë më të paktën. Por sa e mrekullueshme është që mund të bëjmë këto zgjedhje për veten tonë?”.
Ajo shtoi: “Gjithmonë ndihesha e lodhur gjatë të njëzetave. Doja të ndihesha e zgjuar dhe që truri im të ishte aktiv”.
Rita vazhdoi: “Ajo që më neverit është kur njerëzit mbështeten te dikush tjetër për t’u ndjerë siç duan”.
“Kjo është një katastrofë, një përplasje makine. Do të jesh gjithmonë e pakënaqur – unë kam qenë ai person”.
Rita dhe Taika nisën lidhjen në mars 2021, përpara se ta bënin publike romancën në gusht të atij viti.
Para se të ishin në një lidhje dashurie, Rita dhe Taika kishin qenë miq të ngushtë për pesë vite.