Pas operacioneve për vlerësimin e kushteve për emigrantët ilegalë, 49 persona u shpëtuan në det dhe u hipën në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri, ku do të nisin procedurat për pritjen, ndalimin dhe vlerësimin e rasteve individuale.
Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë vjen pas një ndalese prej rreth dy muajsh.
Ajo pritet të mbërrijë nesër në brigjet shqiptare dhe sipas medias italiane do të ketë në bord 49 migrantë, raporton Tch.
Në rastet e mëparshme, gjatë periudhës tetor-nëntor, ka qenë anija “Libra” ajo që sillte migrantët, por 20 azilkërkuesit e dërguar në qendrat e Gjadrit u liruan me vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që refuzuan paraburgimet.
Këtë herë qeveria shpreson për një rezultat më të mirë. Tani ata që do të vendosin nuk do të jenë më magjistratët e seksionit të emigracionit, por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, siç parashikon ligji i ri i kërkuar nga ekzekutivi dhe që ka hyrë në fuqi më 11 janar.