Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 50 miliardë dollarë, sipas Witkoff

“Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë. Mendoj se nuk janë shumë para në atë rajon”.

Steve Witkoff ka sugjeruar se sa mendon se do të kushtojë rindërtimi i Rripit të Gazës.

“Vlerësimet janë në rangun e 50 miliardë dollarëve,” i tha i dërguari special i SHBA-ve, i cili luajti një rol kyç në negociatat e marrëveshjes së armëpushimit, CBS News.

“Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë. Mendoj se nuk janë shumë para në atë rajon.”

Witkoff dhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, pritet të udhëtojnë për në Izrael sot.