Rina Balaj shkon në dasmë me çantë që kushton rreth 20 mijë euro

Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka tërhequr gjithë vëmendjen në dasmën e Çelik Lipes, ku u paraqit me një çantë luksoze të markës Hermès, e cila kushton plot 18,819.24 euro.

Përveç stilit të saj unik dhe pamjes elegante, çanta ekskluzive ishte një ndër elementët që ra më shumë në sy, shkruan “Kosovarja”.

Rina u shfaq me vetëbesim dhe shkëlqim në këtë event ku morën pjesë edhe shumë figura të tjera publike nga bota e artit dhe medias.

Ndërsa ceremonia ishte një festë e madhe për familjen e Çelik Lipes, prezenca dhe paraqitja e Rinës e bëri edhe më të komentuar në rrjetet sociale.