Francesco Totti dhe rikthimi te Roma, këtë herë mundësia duket vërtet konkrete. “Po, po flasim, – konfirmoi Totti për “Sky”. – Madje kam qenë edhe në darkë me Gasperinin”. Kapiteni legjendar i Romës foli për herë të parë për mundësinë e rikthimit në “Trigoria”, ashtu siç kishte zbuluar disa ditë më parë Ranieri. Megjithatë, Totti nuk dha më shumë detaje dhe u shpreh: “Po flasim, ka disa situata, do të shohim”.
Totti ndodhej në Milano së bashku me Roberto Baggio dhe Fabio Cannavaro, të ftuar në një event të “Betsson”, pa zbuluar as afate rikthimi te Roma, as rolin e mundshëm. Ai konfirmoi se, për herë të parë pas shumë vitesh, rikthimi në “Trigoria” nuk është më një ide e largët.
Gjithashtu pranoi se do t’i kishte pëlqyer të punonte me Mourinho, të paktën si lojtar: “Të bën të argëtohesh dhe di ta menaxhojë grupin”.
The post Rikthimi te Roma, Totti zbulon prapaskenat: Po, kam qenë në darkë me Gasperinin appeared first on Telesport.










