Rikthimi në EQAR pas 7 vitesh, VV: Përjashtimi erdhi nga ndërhyrja politike

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas pranimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e cilësuar këtë si një lajm shumë të mirë për Kosovën, transmeton KosovaPost.

“Edhe një lajm shumë i mirë: Pas 7 vitesh Kosova kthehet sërish në EQAR”, ka shkruar Manxhuka.

Ai ka theksuar se në vitin 2018 Kosova ishte përjashtuar nga ky mekanizëm evropian për shkak të ndërhyrjeve politike në Agjencinë e Akreditimit.

“Në vitin 2018 Republika e Kosovës ishte përjashtuar nga EQAR (Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë). Me arsyen se: ‘AKA ka humbur aftësinë e vet për të vepruar në mënyrë autonome’, pra për shkak të ndërhyrjeve politike ndër vite”, ka shkruar zëdhënësi i VV-së.

The post Rikthimi në EQAR pas 7 vitesh, VV: Përjashtimi erdhi nga ndërhyrja politike appeared first on Kosovapost.net.