Arkadiusz Milik ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt rikthimit të plotë, pasi të martën është bashkuar me stërvitjen e plotë të skuadrës së parë të Juventusit në qendrën Continassa, pas plot 550 ditësh larg fushave. Sulmuesi polak ka kaluar një periudhë tejet të vështirë për shkak të problemeve serioze fizike, të cilat e kanë mbajtur jashtë futbollit për një kohë të gjatë, duke e bërë këtë rikthim një moment të shumëpritur për klubin bardhezi.
Kthimi i Milikut në stërvitje me grupin ka sjellë optimizëm të shtuar te Juventusi, veçanërisht në një sezon ku skuadra ka ndier mungesën e alternativave në repartin ofensiv. Prania e tij rrit konkurrencën dhe ofron më shumë zgjidhje për stafin teknik në fazën vendimtare të sezonit.
The post Rikthim pas 550 ditësh, më në fund një lajm i mirë për yllin e Juves appeared first on Telesport.










