Barcelona është rikthyer me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, duke mundur 3-0 Athletic Bilbao-n, për javën e 13-të në La Liga. Katalanasit kanë zhbllokuar shifrat që në minutën e 4-të me Robert Lewandowski-n, sulmuesi polak shënon me një goditje të bukur me të majtën. Pavarësisht zërave për një largim në fund të sezonit, sulmuesi polak po tregon që është ende i aftë të udhëheqë më së miri sulmin e Barcelonës.
Në fund të pjesës së parë, Barcelona dyfishon shifrat me Ferran Torres, pas një asisti magjik të Lamine Yamal. Katalanasit e nisin “zjarr” edhe pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 57-të me Fermin Lopez, pas një topi të humbur nga baskët në zonën e tyre.
Në minutën e 54-të, Athletic Bilbao mbetet me 10 lojtarë, pasi Oihan Sancet ndëshkohet direkt me karton të kuq për ndërhyrje brutale ndaj Fermin Lopez.
Në minutat e fundit, ishte Ferran Torres që shënoi golin e dytë personal, sërish me asistin e Lamine Yamal dhe vulosi fitoren 4-0 të Barcelonës. Katalanasit kryesojnë me 31 pikë, aq sa Real Madrid, vetëm se këta të fundit luajnë nesër ndaj Elche.
The post Rikthim me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, Barcelona dhuron spektakël ndaj Athletic (video) appeared first on Telesport.











