Rikthim i bujshëm te stoli i Italisë. 61-vjeçari është i bindur që ai do të jetë trajneri i ri

Pas dorëheqjes së Gabriele Gravina, kreut të FIGC dhe Gianluiggi Buffon, i cili mbante postin e shefit të delegacionit në ekipin kombëtar, nga momenti në moment pritet zyrtarizimi i dorëheqjes së trajnerit Gennaro Gattuso.

Zgjedhja e trajnerit të ri do të varet shumë nga kreu i ri i Federatës, ku pretendenti kryesor është Giovanni Malag0, ish-president i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian.

Në rast se Malago konfirmohet në krye të Federatës, atëherë Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë, bën të ditur “Calciomercato”.

61-vjeçari është i bindur për rikthimin e tij tek Italia dhe faktin që ai do të jetë trajneri i ri, sidomos nëse zgjidhet Malago në krye të Federatës. Mancini ka drejtuar Italinë në vitet 2018-2023, ku fitoi kampionatin Europian në vitin 2021.

Aktualisht Mancini është nën kontratë me Al-Sadd, pas një përvoje të shkurtër si trajner i ekipit të Arabisë Saudite. Megjithatë, italiani është gati të heq dorë nga milionat që merr te klubi nga Katari dhe të rikthehet në krye të solit të Italisë.

The post Rikthim i bujshëm te stoli i Italisë. 61-vjeçari është i bindur që ai do të jetë trajneri i ri appeared first on Telesport.