Rikthehet të jetojë fushën: Monaco ishte zgjedhja e duhur, së shpejti do të shihni Pogba e vërtetë

Paul Pogba po përgatitet të përjetojë një sfidë të re me fanellën e Monaco dhe e bën këtë me entuziazëm e optimizëm. I intervistuar nga “BeIN Sports” në prag të miqësores kundër Interit, mesfushori francez shprehu gjithë dëshirën e tij për t’u rikthyer protagonist pas muajve të vështirë:

“Po kthehemi te futbolli, ndihem si një fëmijë. Aktualisht po përgatitem për t’iu bashkuar shokëve të mi në fushë, ky është objektivi. Forma është shumë e mirë, stafi kujdeset për mua në mënyrë të shkëlqyer. Është vetëm çështje kohe për t’u kthyer në formën maksimale dhe për të dhënë gjithçka në fushë”.

Ish-lojtari i Juventusit theksoi më pas qetësinë që ka rigjetur falë ambientit te Monaco: “Nuk pendohem për zgjedhjen time, çdo ditë falënderoj Zotin që ndodhem këtu. Jam në një klub të madh, me njerëz të vendosur për të parë sërish Pogba më të mirë. Ka disa faza që duhen respektuar. Dua të jem i sigurt kur të zbres në fushë dhe të jem vetvetja, ai që të gjithë presin të shohin”.

Ylli francez, i pritur me entuziazëm nga tifozët, ka një objektiv të qartë; të rikthehet vendimtar dhe të tregojë talentin që e ka bërë një nga mesfushorët më të kompletuar të gjeneratës së tij. Nga ana e saj, Monaco bazohet tek ai për të rritur nivelin teknik dhe karizmatik të skuadrës, në prag të një sezoni që premton të jetë ambicioz.

The post Rikthehet të jetojë fushën: Monaco ishte zgjedhja e duhur, së shpejti do të shihni Pogba e vërtetë appeared first on Telesport.