Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A”, e cila dje ishte ndalur në mënyrë të paplanifikuar, është rikthyer në operim sot rreth orës 08:00.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se aktualisht, njësia A3 është në operim të rregullt dhe gjendja e saj është stabile.
“Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit ‘Kosova A’, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00”.
“(KEK) do të vazhdojë të informojë me transparencë për çdo zhvillim që ndikon në operimin e njësive dhe furnizimin me energji”, thuhet në njoftim.
The post Rikthehet në operim njësia A3 e termocentralit “Kosova A” appeared first on Kosovapost.net.