Rikthehet Mbappe, rikthehet buzëqeshja. Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë dhe “shpëton” Alonso-n (video)

Real Madrid po përballet me Alaves, për javën e 16-të në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për madrilenët, të cilët gjetën golin me Kylian Mbappe.

Francezi ka lënë pas shqetësimet që ka pasur në kofshë dhe shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 24-të, pas asistit që mori nga Jude Bellingham.

Kylian Mbappé duhet të shënojë edhe 3 gola të tjerë për të thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë gola në 1 vit kalendarik si lojtar i Real Madridit. Ronaldo ka shënuar 59 gola, Mbappe aktualisht ka 57 gola.

Përveç fitores për të mos rritur diferencën nga vendi i aprë që mbahet nga Barcelona, Real Madrid është i “detyruar” të fitojë sot, për të shpëtuar Xabi Alonso-n. Në rast dështimi ndaj Alaves, shanset që Alonso të shkarkohet janë shumë të mëdha.

SHIHGOLAT

The post Rikthehet Mbappe, rikthehet buzëqeshja. Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë dhe “shpëton” Alonso-n (video) appeared first on Telesport.