Rikthehet i nxehti afrikan, sot temperatura deri në 37 gradë

Kjo javë pritet të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të cilat shoqërohen me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë vapë të fortë dhe rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Tutje është kërkuar hidratim dhe shmangie e ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të sillen rreth 14 – 18°C, ndërsa ato maksimale nga 33 – 37°C.

Të martën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale nga 12 – 17°C, ndërsa maksimalet nga 31-35°C.

Të mërkurën do të mbajë mot i njëjtë me temperatura pothuajse të njëjta.

E enjtja karakterizohet me mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 – 17°C. Ndërsa, maksimalet: 31-35°C.

Të premten parashihet të ketë vranësira të pakta për rreth relievit malor. Temperaturat minimale: 13-17°C. Temperaturat maksimale: 31-35°C.