Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni të vështirë në zemër me një urgjencë të madhe.
Ndërkohë që ai ka reaguar vetëm me një fjali pas situatës së vështirë që kaloi.
“Jam kthyer” është fjalia e parë që aktori ka thënë pasi ka dalë nga salla e operacionit . Kështu ka deklaruar zëdhënësi i tij, Daniel Ketchell, duke shtuar se ish guvernatori i Kalifornisë u shfaq “në një humor të mirë”.
Fraza është një kuotë nga filmi “Terminator”, në të cilin aktori 70-vjeçar ka qënë protagonist./(E.K/FAXWEB)/