Rikthehen tarifat e Trumpit

Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që tarifat e presidentit të vendit, Donald Trump, të qëndrojnë në fuqi.

Ky vendim është i përkohshëm teksa gjykata pret të mbajë një seancë të plotë dëgjimore për çështjen, e cila është kërkuar nga administrata Trump.

Apelimi i administratës Trump u bë ndaj vendimit të një gjykatë tregtare, që konstatoi se tarifat ishin të kundërligjshme. Një panel prej tre gjyqtarësh në gjykatën e tregtisë me bazë në New York vendosi se Trumpi e ka tejkaluar autoritetin e tij, ka mbajtur pozicionin e biznesit të SHBA-së të varur nga tekat e tij dhe ka shkaktuar kaos ekonomik.

Vendimi i gjykatës në New York po vlerësohet si kthesa dramatike që mund ta bllokojë politikën tregtare të Trumpit.

Nëse administrata e humb apelin, atëherë pritet që ta dërgojë rastin në Gjykatën Supreme.

Trumpi ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse prej 10% për shumicën e vendeve në botë në një përpjekje për të mundur deficitet masive dhe të gjata tregtare të Amerikës.