Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e parë të play-offit në UEFA Nations League.
Ndeshja e parë ndaj Islandës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.
Franco Foda, trajneri “dardan” i ka pothuajse të gjithë futbollistët në dispozicion, përveç Amir Rrahmanit dhe Valon Berishës të cilët janë në dyshim.
Kujtojmë që kjo fazë është me dy ndeshje, vajtje-ardhje dhe ajo e kthimit zhvillohet në Spanjë tri ditë më vonë.