Riki po vjen më këngë të re, zbulon pak nga klipi i ri

Artisti i njohur shqiptar, Riki duket se nuk e ka ndërmend të ndalet së punuari për projekte të reja muzikore.

Ai përmes rrjetit social Instagram ka njoftuar se po vjen sërish me një këngë të re.

Riki ende nuk e ka zbuluar datën e publikimit saj, por ka ndarë me ndjekësit disa sekonda nga klipi i kësaj kënge.