Rihapet kufiri në Han të Elezit për qarkullim të automjeteve, ende i mbyllur për mallra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është rihapur për qarkullim pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, në të dy drejtimet, për të gjitha automjetet, transmeton KosovaPost.

Ky pikëkalim ishte përkohësisht i mbyllur për shkak të një zjarri që kishte shpërthyer afër tunelit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, qarkullimi për automjetet që bartin mallra mbetet i pezulluar në Terminalin Doganor.

“Ju informojmë se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit, për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

The post Rihapet kufiri në Han të Elezit për qarkullim të automjeteve, ende i mbyllur për mallra appeared first on Kosovapost.net.