Rihapet aeroporti i Shkupit pasi avioni u bllokua në borë
Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 minuta është mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan i kompanisë “Germania” tip Airbus 321 me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Cyrih është bllokuar në borë.
Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Taseski për MIA, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve për tërheqje.
“Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski.